Grupi i vendeve të industrializuara (G7) synon të bashkojë forcat për t’i dhënë fund pandemisë Covid-19 dhe për të forcuar sistemet shëndetësore në të gjithë botën në përballje me epidemitë e ardhshme, sipas një drafti që udhëheqësit pritet të paraqesin. Takimi i G7-s nisi sot në Cornwall, Angli, dhe do të mbahet nga e premtja deri të dielën.
Grupi përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja. ”Grupi është i angazhuar për forcimin e mbrojtjes sonë kolektive për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar më mirë dhe për t’u rikuperuar nga pandemitë e ardhshme përmes veprimit efektiv shumëpalësh dhe një sistemi shëndetësor global të forcuar”, sipas draftit.
“Ne jemi të përkushtuar të jemi në ballë të ndërtimit të një sistemi global shëndetësor elastik, të integruar dhe gjithëpërfshirës që është i përgatitur dhe pajisur për të parandaluar shkaqet dhe përshkallëzimin e sëmundjes dhe për të zbuluar me shpejtësi kërcënimet shëndetësore në zhvillim”, thuhet në deklaratë.