Elseid Hysaj del lojtar i lirë më 30 qershor. Mbrojtësi shkodran do të largohet nga Napoli pas gjashtë viteve, por jo nga Serie A. Lazio është një nga ekipet e interesuara për 27-vjeçarin e kombëtares italiane.

Bardhekaltrit po presin firmën e Maurizio Sarrit, i cili pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës kryeqytetase. Trajneri e vlerëson shumë mbrojtësin e djathë. Bashkë kanë punuar tek Empoli e Napoli. Lazio vijon bisedimet me agjentin e Hysajt.

Ndërkohë, Corriere dello Sport shkruan se për lojtarin shqiptar ka interesim të madh edhe nga Fiorentina. Në stolin e klubit nga Firence do të ulet Gennaro Gattuso, i cili e njeh shumë mirë Hysajn.