Reperi i njohur Getinjo bën shpesh deklarata që marrin të gjithë vëmendjen në rrjet. Së fundmi, ai iu ka bërë thirrje ish-ave të tij që ta bllokojnë në rrjete sociale, ndryshe do t’iu shkruajë të gjithave. Mirëpo, më vonë reperi ka shkruar se është në një lidhje.

“Ish-a bomani block se ju shkuj krejtve sonte. Harrova që jom në lidhje”, shkruan Getinjo.

Nuk dihet nëse në këtë mënyrë “të çuditshme” reperi ka deklaruar se është me të vërtetë i lidhur, apo kjo është thjesht një lojë e tij.