Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka lënë të kuptohet se kalimi i tij në Milan mund të ndodhë, megjithëse e vazhdoi marrëveshjen me klubin londinez. Chelsea e shfrytëzoi mundësinë e vazhdimit të marrëveshjes me sulmuesin francez edhe për një vit, por ai nuk e hedh poshtë largimit nga Londra këtë verë. Ai foli me admirim për Milanin në një intervistë për Goal.com, duke lënë të kuptohet se mund t’iu bashkohet kuqezinjve.
“Dua ta bëj të qartë se Chelsea e aktivizoi klauzolën në prill dhe së fundmi njoftoi marrëveshjen në mënyrë që t’i respektojë rregullat e Premierligës”, tha Giroud. “Mua më pëlqenin Marco van Basten dhe Andriy Shevchenko. Milani është klub i madh dhe njëri prej ekipeve më të mira në Evropë. Por sot nuk dua të flas për të ardhmen në klub, sepse jam i përqendruar te Franca dhe Euro 2020, që do të nisë së shpejti” shtoi ai.
Besohet se Chelsea ia vazhdoi atij marrëveshjen, në mënyrë që mos ta lejonte t’i bashkohej ndonjërit prej klubeve rivale në Premierligë, duke e parë interesimin e disa skuadrave angleze për të.