Është e ndaluar të bëhen gabime në “Allianz Arena” të Mynihut. Sidomos Gjermani, e cila, pas disfatës kundër Francës, nuk mund të përballojë më hapa të gabuar, që mund të kompromentojnë pothuajse në mënyrë të pakthyeshme rrugën e “Euro 2020”.

Para gjermanëve, gjithsesi, do të jetë një Portugali euforike, si rezultat i debutimit 3-0 kundër Hungarisë. Kombëtarja luzitane, me në krye Fernando Santos, tani po kërkon konfirmimin e prestigjit në ndeshjen e dytë të madhe, të ofruar nga grupi më i vështirë i këtij kompeticioni.

Kampionët në fuqi të Europës po përgatiten të konfirmojnë 4-3-3 e ndeshjes së parë. Në mbrojtje Semedo dhe Guerreiro, nga krahët; në qendër Pepe i mbështetur Ruben Dias, me Rui Patricio në portë.

Mesfusha duhet të llogarisë William Carvalho dhe Danilo Pereira, të shoqëruar nga Bruno Fernandes. Nuk ka asnjë ndryshim për tridentin sulmues: nëse Cristiano Ronaldo dhe Bernardo Silva janë të paprekshëm, Diogo Jota është përpara Joao Felix për një fanellë startuese.

Gjermania e Joachim Low përgjigjet me 3-4-3: një paketë mbrojtëse e “vulosur” nga prania e Ginter, Hummels dhe Rudiger, para Neuer midis shtyllave. Zinxhiri i mesfushës, i formuar nga dyshja Kroos-Gundogan. Nga krahët Kimmich në të djathtë dhe Gosens në anën e kundërt. Përpara, ora e tridentit Muller-Gnabri-Havertz.

Ja formacionet e mundshme:
PORTUGALIA (4-3-3): Rui Patricio; Semedo, Ruben Dias, Pepe, Guerreiro; William Carvalho, Danilo Pereira, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Diogo Jota, Ronaldo.
GJERMANIA (3-4-3): Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Kroos, Gundogan, Gosens; Muller, Gnabry, Havertz.