Gjykata Kushtetuese vendosi t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të kërkuar opinion për zgjedhjet lokale dhe vendos të pezullojë shqyrtimin kushtetues.
Palët në çështje kanë të drejtë të paraqesin nga një pyetje për Komisionin e Venecias. Më pas Gjykata Kushtuese do i drejtohet Komisionit të Venecias me pyetjen e saj dhe pyetjen e palëve për të marrë përgjigjet dhe argumentet e Venecias.
Kujtojmë se Voltana Ademi çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke kërkuar që të shpallet pavlefshmëria e tyre.