Teksa e hëna pritet të jete dita kur Enkeleda Kapedani të dalë para qeverisë së gjyqësorit mbi kërkesën e ILD-së, Top Channel zbardh raportin. Aty, perveç veprimeve si pyetja e sekretarëve gjyqësorë, kamerat e sigurisë , është marrë në pyetje edhe magjistratja Kapedani, thonë burimet e Top Channel.
Burimet shtojnë se gjyqtarja mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në Facebook, por edhe Instagram dhe TikTok. Videot janë personale të miat, deklaroi gjyqtarja, kurse kanë dhënë më tej ndihmë për inspektorët e ILD.
Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra. Kapedani është gjyqtare prej vitesh dhe së fundmi është zgjedhur nga anëtarët e Gjykatës së Elbasanit edhe zëvendës kryetare.