Portugalia shkruan historinë por me gërma të errëta. Teksa Ronaldo ndjek rekordet peronale dhe sot i shënoi golin e dhjetë Manuel Neuer në karrierë (rekord ky), Portugalia është skuadra e parë në historinë e Europianit që ka shënuar dy autogola në një ndeshje të vetme.

Sakaq, në fund të pjesës së parë, Gnabry pati shansin të trefishonte rezultatin pas një aksioni të krijuar nga mesi i fushës.