Ministria e Shëndetësisë greke njoftoi këtë të hënë 362 raste të reja me Covid-19. 215 pacientë të infektuar me koronavirus janë të intubuar, në gjendje kritikë për jetën, ndërsa 8 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Kujtojmë se, numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24 orëshe u regjistrua më datë 28 nëntor, kur 121 pacientë humbën jetën.