Mbretëresha Elizabeth nuk u pyet nga Duka dhe Dukesha e Sussex për emrin e vajzës së tyre Lilibet, i tha BBC një burim i Pallatit Mbretëror. Lilibet ka qenë nofka që e thërrisnin familjarët Mbretëreshën që nga fëmijëria e saj, përcjell abcnews.al. Një burim i afërt i Harry dhe Meghan i tha BBC se Harry kishte folur me Mbretëreshën para lindjes dhe ai duhet t’i kishte përmendur emrin. Por një burim i Pallatit ka thënë se nuk ishte kështu, dhe Mbretëresha “nuk u pyet kurrë” në lidhje me përdorimin e emrit të saj.
Marrëdhënia midis çiftit dhe Familjes Mbretërore ka dalë në krye të faqeve të gazetave muajt e fundit. Në fillim të këtij viti, ndërsa çifti ishin në pritje të vajzës së tyre, ata kritikuan familjen Mbretërore gjatë një interviste me Oprah winfrey dhe u përcoll me shumë bujë.
Në fundjavë, çifti njoftoi se Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor kishte lindur në një spital në Santa Barbara në Kaliforni mëngjesin e së premtes. Emri “Lilibet” është me shumë peshë që ajo do ta trashëgojë nga Madhështia e stërgjyshes së saj Mbretëreshë. Nofka u krijua kur Princesha e atëhershme Elizabeth ishte foshnjë dhe nuk mund ta shqiptonte emrin e saj siç duhet. Gjyshi i saj Mbreti George V e quante me dashuri Lilibet, duke imituar përpjekjet e saj për të thënë emrin. Kështu ky pseudonim u përdor më vonë edhe nga familjarët.
Burri i ndjerë i Mbretëreshës, Duka i Edinburgut, gjithashtu e thërriste atë me pseudonimin.