Duka dhe Dukesha e Sussex, princi Harry dhe Meghan Markle, janë bërë prindër të një vajze, e cila është fëmija i dytë i tyre.

BBC shkruan se vajza, e cila do të mbaje emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor, lindi të premten në orën 11:40 në një spital në Santa Barbara, Kaliforni.

Në deklaratën e çiftit theksohet se nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.