Kinematë, muzetë, teatrot dhe restorantet u rihapën sot në Holandë, si një lëvizje e mëtejshme drejt normalitetit që nga fillimi i pandemisë. Media lokale raportoi se lehtësimi i mirëprit me entuziazëm nga banorët. Në restorante tani mund të shërbehet edhe në ambientet e brendshme, megjithatë numri i klientëve është ende i kufizuar. Disa vende organizuan ceremoni për të shënuar rihapjen, të tilla si Muzeu Van Gogh në Amsterdam. Kinemaja tradicionale Tuschinski u hap me filmin “The Slag om de Schelde” (Beteja në Schelde), që u shfaq premierë në dhjetor 2020, një ditë para se kinematë të mbylleshin për shkak të një bllokimi të ri.
Vendet sportive gjithashtu u rihapën dhe orët e hapjes për darkë dhe pije jashtë u shtynë sërish deri në 22:00.