Hëna e parë e plotë e kësaj vere do të jetë ajo që do të shkëlqejë mbrëmjen e 24 qershorit dhe do të jetë vërtet afër nesh, vetëm 366 mijë kilometra nga Toka. Shfaqja do të jetë edhe më e bukur duke ju bërë të ndiheni shumë afër yllit të emocioneve.
Por, siç e dini, kur hëna është e plotë, reflekton një dritë, gjykon dhe shqyrton energjitë që merr, duke ju shtyrë të bëni të njëjtën gjë dhe ju, për të kuptuar më mirë se ku jeni, nëse e konsideroni apo jo veten të kënaqur me atë që keni.
Megjithatë, duhet të merrni gjithashtu në konsideratë se kur ndodh në Bricjap, hëna është e ftohtë, precize. Përveç kësaj, Jupiteri, planeti që udhëheq fenomenin, është retrogradë në këtë moment, nuk funksionon, kështu që mund të jetë mundësia e duhur për të pranuar dhe përqëndruar më mirë në vendosjen e limiteve tuaja, në pasaktësitë tuaja. Sidomos nëse jeni Peshq, Shigjetar, Gaforre ose Bricjap, bëjeni këtë duke marrë ca pushime, duke u përqëndruar në gjëra të thjeshta dhe soft, duke pushuar së luftuari.
Efekte të ngjashme do të ketë edhe tek Demi e Akrepi (dorëzoni armët dhe bëni dashuri), kurse Virgjëresha dhe Binjakët do të jenë në gjendje të vëzhgojnë defektet dhe kontradiktat e dikujt apo diçkaje. Nëse jeni Dash ose Peshore, do ta keni të vështirë të pranoni ftesën hënore, t’u thoni po kritikave, ndërsa Luani dhe Ujori nuk do të interesohen apo joshen shumë nga kjo hënë.