Para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.
“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me lu ftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.
Loredana shprehet në pjesën e saj se të gjithë të vërtetën e ndarjes e dinë vetëm ata të dy, edhe pse të gjithë mendonin se ishte faji i saj. Kurse Mozzik tregon se gjatë ndarjes ka dalë me shumë vajza të tjera, por më pas kuptoi se pa Loredanën nuk ka kuptim bota, sepse më ta ka jetuar momentet më të bukura.
Ato kanë publikuar foto dhe video të ndryshme romantike duke konfirmuar kështu rikthimin e tyre. Së fundmi, Loredana e uroi Mozzikun për ditën e babait, duke e falënderuar sepse sipas saj ai është babai më i mirë për Hanën.
Më pas reperi publikoi një sërë fotosh të ndryshme ku edhe në njërën prej tyre shkroi: “Baba beqar”.
Ai po ashtu publikoi një shprehje me të cilën bëri që të lindin mjaft dyshime në lidhje me raportin e dyshes. “Në ditë të sodit duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi ai duke bërë që rrjeti të ziejë menjëherë nga dyshimet.
Megjithatë, akoma nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë këto aludime për krisjen e marrëdhënies së tyre apo bëhet fjalë për ndonjë projekt për të cilin çifti na e paralajmëruan më herët.