Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësore, e cila po qëndronte në trotuar.
Burime për medie bëjnë me dije se autori i aksidentit është 19 vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.
30 vjeçarja e plagosur, Xhesina Gega, e cila është edhe shtatzënë, u nis me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
19 vjeçari Jehon Breçani është i apasionuar pas makinave luksoze, pasi në rrjetet sociale publikon foto me mjete të ndryshme. Pak orë përpara aksidentit ai ka postuar një “story” në Instagram në timonin e “Benz-it” luksoz me targa AA 888 XX./Newsbomb.al