Një nga produktet më të fundit të Instagram, video shërbimi i quajtur Reels nuk do t’u shpëtojë reklamave, pasi shërbimi do të fillojë të shfaq reklama tashmë në mes të shikimit të videove të cilat janë të ngjashme me ato të Tiktok.
Nëse nuk i keni parë ende Instagram Reels, është video përmbajtje në formë të shkurtër që Facebook ka shtuar në Instagram, si një konkurrent i denjë i aplikacionit të njohur TikTok. Reels gjendet brenda një tabi në aplikacionin e Instagram ose në Explore dhe në feed-in tuaj kryesor të Instagram poashtu.
Që nga viti i kaluar, ai ka qenë i disponueshëm në më shumë se 50 vende të ndryshme të botës. Facebooknuk kanë lëshuar ndonjë numër apo informatë lidhur me shërbimin e saj të ri, kështu që ne nuk mund të vlerësojmë me të vërtetë nëse është një sukses apo një dështim i platformës më të madhe të rrjeteve sociale në botë momentalisht.
Në fillim të këtij viti, Facebook ka testuar reklamat në Reels në disa vende duke përfshirë Australinë, Brazilin, Gjermaninë dhe Indinë dhe përfundimisht janë zgjeruar në tregje të tjera si SHBA dhe Britania e Madhe.
Kompania amerikane tani po e bënë shërbimin të disponueshëm në nivel global ose në të gjitha tregjet ku Reels është në dispozicion. Në thelb, do t’ju shfaqen reklama kur shikoni Reels, qoftë përmes tabave, seksionit Explore, Instagram Feed, dhe madje edhe Stories në Instagram.