Italia shkoi në çerekfinalet e Euro 2020 në kohën shtesë, duke fiksuar gjithashtu edhe një rekord të dyfishtë, të jashtëzakonshëm.

Kombëtarja e Mancinit në fakt është bërë më e “pamposhtura” në histori: në minutën e 89 të ndeshjes kundër Austrisë është thyer rekordi i 1143 minutave me portën të paprekur, që zgjaste që nga viti 1974 dhe rezultati përfundimtar fiksoi ndeshjen e 31 pa humbje, duke lejuar teknikun actual të të kaltërve të kapërcejë një legjendë si Vittorio Pozzo:

Goli i Kalajdzic në minutën e 114 ndërpreu pathyeshmërinë e portës italiane prej 1168, por rekordi mbetet. Ecuria e mëparshmja zgjaste nga 20 shtatori 1972 (fitorja 3-1 ndaj Jugosllavisë) deri më 15 qershor 1975 (fitorja 3-1 ndaj Haitit) dhe në të gjitha ndeshjet ishte Dino Zoff në portë. Sidoqoftë, në këtë rast, nga 14 tetori 2020 (Itali-Hollandë 1-1) deri më 26 Qershor 2021, Donnarumma, Sirigu dhe Meret janë alternuar mes shtyllave.

Humbja e fundit e Italisë daton në 10 shtator 2018 kundër Portugalisë 1-0, në Ligën e Kombeve: kështu janë 31 ndeshje radhazi pa humbje, një më shumë se ato të zhvilluara nga Pozzo mes viteve 1935-1939, por në cerekfinakle do të jetë një mission shumë i vështirë.

Një tjetër record, këtë herë intersant, ka të bëjë në fakt me familjen Chiesa. Federico dhe Enrico janë në fakt dyshaj e parë babë-bir që shënojnë në dy edicione të kampionateve evropiane: Enrico e bëri këtë në 14 qershor 1996, kundër Republikës Çeke, Federico (i cili nuk kishte lindur ende në atë kohë) saktësisht 25 vjet e 12 ditë më vonë. Ai i Chiesa Jr është gjithashtu goli i parë në historinë e të kaltërve në kohën shtesë në një Evropian.