Euro 2020 ka arritur fazën e tij më të nxehtë dhe më emocionuese, atë të nokautit. Italia është një nga protagonistet më të shumëpritura në 1/8 finale, ku do të përballet me Austrinë, prej orës 21:00. Axurrët e kryesuan lehtësisht Grupin A, duke u mbyllur me pikë të plota, me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar; përpara Uellsit, Zvicrës dhe Turqisë. Një fillim ëndrrash për djemtë e Mancini, të ndihmuar edhe nga tifozët në Olimpico të Romës në këto tri sfida të para.

Nga ana tjetër, austriakët e siguruan kualifikimin falë vendit të dytë në grupin C, pas Hollandës. Fitorja në ndeshjen e tretë, në përplasjen direkte kundër Ukrainës, ishte vendimtare, e vulosur nga një gol i Baumgartner në pjesën e parë. Austria është kombëtarja e tretë më e ballafaquar me Italinë në historinë e saj (37 herë), pas Francës (39) dhe Zvicrës (59). Bilanci është ky: 17 fitore për axurrët, 8 barazime dhe 12 fitore austriake.

Mancini kthehet të mbështetet në formacionin tipik, pas rotacionit të bërë kundër Uellsit. Në qendër të sulmit do të shohim Immobile, Barella dhe njëri mes Verratti dhe Locatelli në anët e Jorginho. Po në mbrojtje? Para se të nisej për në Angli, Giorgio Chiellini u stërvit me grupin. Kapiteni i ekipit kombëtar duhet ta nisë nga stoli. Në vend të tij, sipas të gjitha gjasave, Acerbi (përpara Bastonit). Nga ana tjetër, Alessandro Florenzi nuk mundet të luajë, i dëmtuar. Di Lorenzo do të luajë në të djathtë të prapavijës.

Foda drejt konfirmimit të formacionit që bëri përshtypje të shkëlqyer kundër Ukrainës: Baumgartner dhe Sabitzer në mbështetje të Arnautovic, qendërsulmuesit. Alaba drejton mbrojtjen me shiritin e kapitenit në krah. Jashtë ish-lojtari i Interit, Lazaro.

Ja formacionet e mundshme:
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne.
AUSTRIA (4-3-2-1): Bachmann; Lainer, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Laimer, Grlillitsch, Schlager; Baumgartner, Sabitzer; Arnautovic.