Belgjikë-Portugali do të jetë edhe Lukaku kundër Ronaldo-s. Spektakël i garantuar në këtë përballje të 1/8-ave të Euro 2020, që do të zhvillohet të dielën në orën 21:00.
Romelu Lukaku, sulmuesi i Inter-it, ka folur në konferencë për shtyp dhe ka zbuluar se çfarë do t’i vidhte Ronaldo-s: Do të më pëlqente të kisha fuqinë e gjuajtjes dhe aftësitë dribluese të Ronaldo-s. Ai mendoj se më ka zili forcën dhe shënjestrën time, ka thënë Big Rom.
Në lidhje me rekordet e CR7: Nëse ka njeri që mund t’i thyejë rekordet në futboll është sigurisht ai. I heq kapelën, veçanërisht duke parë moshën në të cilën po i thyen.
Në lidhje me objektivat: Doja të filloja të fitoja. Titulli i fituar me Inter-in më ka motivuar më shumë. Fitorja e Europianit me Belgjikën do të bënte gjithçka më mirë. Jemi në momentin e duhur, janë këto ndeshjet që kanë rëndësi. Në Botërorin e 2018-ës nuk ishim të pjekur sa duhet. Tani kemi mënyra të ndryshme për t’i fituar ndeshjet.