Minuta e 43-të, stadiumi në Kopenhagen heshti, ndërkohë që lojtarët formuan murin që fshehu Christian Eriksen në një moment kritik për jetën. Po i jepej ndihma e parë dhe lojtarë e tifozë u panë me lot në sy. “Me siguri në ato momente Zoti po shikonte futboll”, thoshte një ditë më parë Jose Mourinho.
Ankthi ishte i madh dhe tifozët anembanë botës kishin ngrirë para TV-së, kurse shumë të tjerë bënë që edhe Tëitter të mos u përgjigjej dot kur kërkonin me fjalën “Eriksen”.
Të gjithë donin të dinin cila ishte gjendja e mesfushorit të Danimarkës dhe në njëfarë mënyre u lehtësuan kur panë foton e tij në barelë dhe sytë që i kishte hapur. Tani ndodhet në spital dhe po bën kontrolle të ndryshme mjekësore. Deri më tani analizat të gjitha kanë qenë pozitive, ndërkohë që edhe mjekët e Inter dhe Tottenham janë shfaqur të habitur me atë që ndodhi.
Edhe vetë Eriksen do të dijë se çfarë ndodhi me të dhe për herë të parë ka folur për Gazzetta dello Sport: “Faleminderit, nuk do të dorëzohem. Tani ndihem më mirë, por dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Dua t’ju them faleminderit të gjithëve për atë që bëtë për mua”.