Nga Julia Buckley, CNN

Se si do të jenë udhëtimet në të ardhmen e afërt, kjo është një nga çështjet më të diskutuara gjatë kohëve të fundit. Me rihapjen e kufijve, Bashkimi Europian ka lëshuar certifikatën digjitale të Covid, në mënyrë që qytetarët e BE-së të mund të udhëtojnë pa kufizime në vendet e bllokut.

Tashmë, nëntë vende po përdorin certifikatat, dhe më shumë vende pritet ti bashkohen skemës para se të fillojë zyrtarisht me 1 korrik. Parlamenti i BE-së votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar certifikatat në 9 qershor.

Pra, cilët janë të kualifikuar për certifikatën, dhe a mund ta merrni atë? Abcnews.al ju sjell në shqip gjithçka që duhet të dini rreth certifikatave të Covid

Çfarë është certifikata e Covid?

Certifikata e Covid do të lejojë turistët të udhëtojnë brenda Europës. Aktualisht, nëse udhëtoni midis dy vendeve të BE-së do të duhet të përmbushni secilën nga rregullat e tyre – që mund të nënkuptojë testimin e përditshëm nëse jeni duke udhëtuar me makinë ose tren.

Certifikata, megjithatë, do të përmbaje tre të dhëna: të dhënat e vaksinimit, testet negative, ose nëse jeni rikuperuar nga Covid-19. Ai do të jetë i vlefshëm në të gjitha vendet anëtare të BE-së, plus Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë, raporton abcnews.al

A është e njëjta me pasaportën e vaksinës së BE?

Po, është e njëjta. Njihet gjithashtu si “leje shëndetësore”, megjithëse Certifikata Digital Covid e BE është emri zyrtar.

Është një certifikatë digjitale apo letër?

Kjo do të varet nga personat, pasi secili mund të zgjedhë mënyrën që dëshiron. Të dyja do të përmbajnë një “kod QR ” i cili mund të skanohet gjatë hyrjes në një vend. Do të jenë të dyja në gjuhën kombëtare të vendit që e lëshon, plus anglisht. Shtetet anëtare kanë rënë dakord për një model të përbashkët.

Si funksionon?

Secilit organ kompetent i është caktuar një nënshkrim digjital, i cili është në kodin QR; Stafi i kufirit do të skanojë kodin QR për të parë të dhënat, megjithëse nuk do të shihen të dhënat personale.

Kur do të fillojë përdorimi i certifikatave të Covid?

Lëvizja me anë të një certifikatë të Covid do të fillojë me 1 korrik, ndërkohë që deri më tani 9 shtete kanë filluar lëshimin e certifikatave të Covid. Duhet të theksojmë gjithashtu se Parlamenti Europian ende duhet të votojë mbi skemën për ta bërë atë të ligjshme.

Cilat vende po përdorin aktualisht certifikatën?

Që nga 8 qershori, janë nëntë shtete anëtare të BE-së të regjistruara: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Lituania, Polonia dhe Spanja. Ndërkohë që 22 vende kanë testuar me sukses skemën e certifikatave, sipas Komisionit Europian.

Kush mund ta përdorë?

Qytetarët e BE-së dhe familjet e tyre dhe banorët e ligjshëm. Sidoqoftë, një zëdhënës i BE tha për CNN se blloku do të zgjerojë skemën edhe për personat jashtë BE-së – përfshirë amerikanët. Më shumë të dhëna priten të publikohen para datës zyrtare më 1 korrik. Britania e Madhe gjithashtu është në negociata. Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar nuk janë përjashtuar ende nga kufizimet në të gjithë BE-në, për shkak të variantit Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi dhe tani mbizotërues në Britani, raporton abcnews.al BE ka thënë gjithashtu se “po punon për t’u siguruar që certifikatat të jenë në përputhje me sistemet në vendet e tjera”, për personat që udhëtojnë jashtë bllokut.

A duhet të vaksinohemi për të marrë një certifikatë të Covid?

Jo. Certifikata do të përfshijë edhe rezultatet e një testi negativ gjithashtu edhe nëse jeni rikuperuar nga Covid-19.

A duhet të vaksinohemi plotësisht?

Jo domosdoshmërish – ju mund të pajiseni me një certifikatë edhe nëse keni marrë ose dy doza. U takon shteteve anëtare individuale të vendosin nëse certifikata është e pranueshme me vetëm një dozë.

Cilat vaksina janë të lejuara për marrjen e certifikatës?

Vetëm vaksinat e aprovuara për përdorim në BE – për momentin Sinovac ose Sputnik V nuk janë në listën e vaksinave të aprovuara nga blloku. Të paktën, ky është rregulli i bllokut; vendet kanë të drejtë të vendosin individualisht. Aktualisht, BE ka aprovuar AstraZeneca, Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Sa persona kanë siguruar tashmë një certifikatë?

Më shumë se një milion njerëz ishin regjistruar deri të martën, sipas Komisionit Evropian.

A ka ndonjë tarifë?

Jo, është falas. Sigurohuni që ta merrni përmes kanaleve zyrtare. BE ka premtuar që certifikatat do të merren pa asnjë vështirësi.

Si mund ta marr certifikatën?

Vendet do të lëshojnë certifikatat, qoftë përmes një portali ose përmes autoriteteve shëndetësore.

A mund të lëviz lirshëm pasi marrjes së certifikatës, apo do të ketë kufizime specifike për vendet?

BE ka deklaruar se personat që kanë një certifikatë do të përjashtohen nga kufizimet e lëvizjes së lirë, dhe kërkoi që shtetet anëtare të mos vendosin kufizime të tjera vetëm në rastet e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik- për shembull nëse varianti i ri bëhet shqetësues. Shtetet që dëshirojnë të zbatojnë kufizime të reja duhet të justifikojnë vendimin e tyre para autoriteteve të BE-së.

A kanë filluar vendet përdorimin e certifikatave?

Secili vend do të fillojë përdorimin e certifikatave, nën ombrellën e skemës europiane. Dhe disa vende tashmë kanë hapur turizmin por jo për fqinjët e tyre – Italia dhe Greqia janë kanë lejuar hyrjen e amerikanëve në vend.

Sa e sigurt është?

Sipas BE-së informacioni i ruajtur në kodet QR të certifikatës mund të verifikohet “pa përpunimin e të dhënave personale”. Megjithëse vetë certifikata përmban të dhëna duke përfshirë emrin, datën e lindjes dhe datat e vaksinës / shërimit. Vetëm nënshkrimi i vlefshëm digjital do të kontrollohet.