Japonia njoftoi sot se do të vendoste në dispozicion të udhëtarëve japonezë një pasaportë vaksinale duke nisur nga muaji i ardhshëm, ndërkohë që qeveritë në mbarë botën kërkojnë të rimëkëmbin turizmin.
“Ne po përgatisim një certifikatë vaksinimi për ata që kanë nevojë (…) kur ata të vizitojnë vendet e huaja”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato.
“Kjo ceritfikatë do të jetë në letër sesa digjitale dhe do të lëshohet nga autoritetet lokale nga korriku”, theksoi ai.
Bashkimi Europian po punon për hartimin e një pasaporte digjitale shëndetësore për këtë verë, për të qenë në gjendje të mirëpresë turistët, dhe disa vende të BE po planifikojnë të prezantojnë certifikata në nivel kombëtar.
Versioni europian do të përfshijë informacione që detajojnë nëse një person është vaksinuar ose është infektuar nga COVID-19, nëse ata janë testuar negativ dhe nëse janë shëruar.
Muajin e kaluar, Uashingtoni theksoi se po studionte “me shumë kujdes” mundësinë e krijimit të një pasaporte të veçantë për amerikanët e vaksinuar kundër COVID-19 që shkojnë jashtë ose rikthehen.