Lojtarët e Kombëtares po ndjekin zhvillimet në merkato në këtë periudhë, me shpresën se do të mund të marrin lajmin e duhur për të ardhmen e karrierës së tyre. Natyrisht, këtu nuk është fjala për lojtarët që kanë krijuar stabilitet dhe ndodhen nën kontratë me klubet e tyre sikurse është Gjimshiti, Ismajli, Bare, Abrashi, Gjasula e ndonjë tjetër, por për lojtarët që u ka mbaruar kontrata dhe janë hedhur në treg për të gjetur alternativë të re. Shpresat janë të mëdha që të gjejnë skuadrat e dëshiruara, por koha ka treguar se lëvizjet në treg janë vërtet të vështira.

Gjithsesi, për Thomas Strakoshën ka oferta nga brenda dhe jashtë Italisë, por lojtari është në dilemë të rijë apo të largohet nga Lacio. Jo vetëm kaq, por vetë klubi nuk e di si do të veprojë me portierin shqiptar, megjithatë, dëshira e Lacios është që ta mbajë të paktën dhe një vit, pavarësisht se Strakosha ka vënë kusht pagë vjetore 2 mln euro. Ndërkohë, në dilemë është he Hysaj të rrijë apo të largohet nga Napoli, e në objektiv duket se është po Lacio.

Strakosha në udhëkryq, të ikë apo të rrijë tek Lacio

Ajo që dukej një lamtumirë e sigurt e Strakoshës gjatë verës, është kthyer tashmë në një garanci se ai nuk do të largohet nga aty. Gjithçka ka të bëjë me mungesën e alternativave për të gjetur një portier në moshë të re dhe me eksperiencë për të ardhmen në këtë klub. Mauricio Sarri kishte kërkuar Kepa dhe emra të tjerë, por secili prej tyre kishte rezultuar me një kosto shumë të lartë për klubin italian, ndërsa dihet që presidenti Lotito është shumë kursimtar.

Në këtë mënyrë, mediat italiane raportojnë se klubi ka vendosur të mos lejojë Strakoshën të largohet gjatë verës, pavarësisht ofertave që mund të marrë për të. Klubi lacial është gati të rrezikojë ta humbasë me parametër zero në fund të sezonit të ardhshëm. Por në klub kanë bindjen se Strakosha në fund do të rinovojë nëse do t’i plotësohet kërkesa ekonomike me rritjen e rrogës në 2 milionë euro në sezon siç ka kërkuar ai.

Hysaj tek Lacio mund të jetë spekulim

Mediat italiane njoftuan pak ditë më parë se Elseid Hysaj do t’i bashkohet Lacios me një kontratë katërvjeçare, duke e lidhur këtë lëvizje me kalimin më parë aty të trajnerit Mauricio Sarri, i cili ka raporte shumë të mira me mbrojtësin shkodran të përfaqësueses tonë. Por ndërsa Hysaj dhe Lacio duket se kanë bashkëpunuar, përderisa mediat italiane e bëjnë fakt të jkyer kalimin e tij në radhët e bardhekaltërve të Romës, duket se nuk është në një linjë me këto qëndrime menaxhei i Hysajt, mario Xhiufredi, i cili jo vetëm i ka mohuar bisedimet, por mendon se Hysaj nuk do t’i bashkohet Lacios këtë verë. “Nuk është kështu.

Lacio nuk më ka telefonuar kurrë, po punojmë për situata të tjera. Lexoj ngado këto zëra. Ndoshta mund të marr këtë telefonatë pasi një jave, por deri më sot nuk kam marrë asnjë telefonatë nga Lacio, ndaj po punoj për situata të tjera”, tha Xhiufredi për mediat italiane. Problemi në këto momente është se një nga skuadrat që po e kërkonte me ngulm, Fiorentina, duket se ka ndalur gjithçka, pas largimit të Rino Gatuzos nga drejtimi i saj, meqë nuk ra dakord me planet e klubit për merkaton”, nënvizoi dy ditë më parë menaxheri i Hysajt, Mario Xhiufredi.