Jennifer Lopez dukej dje e dashuruar tërësisht me Ben Affleck teksa ndanin momente intime në sediljen e pasme të një makinë, duke u kthyer nga darka romantike në restorantin e Beverly Hills. Këngëtarja 51 vjeçare tregonte këmbët e saj të tonifikuara në një palë pantallona të shkurtra që i kishte shoqëuar me një xhaketë ngjyrë kremi, teksa dilte nga restoranti Avra me të dashurin 48 vjeçar.

Ben shihej që i afrohej Jennifer në sediljen e pasme të mjeit luksoz Rolls Royce teksa aktorja e serialit “Hustlers” buzëqeshte e qeshte me komentet e tij. Ben mbante veshur xhinse e një xhaketë sportive, teksa përpiqej të fshihte fytyrën nga kamerat. Dy të dashuruarit e rikthyer shoqërohen prej prillit, pas pasi Lopez i dha fund fejesës me Alex Rodriguez.