Mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë” është e ftuar aktorja e dashur për publikun Jonida Vokshi. Përballë fotografes, Anjeza Dyrmishi, aktorja u ndal tek suksesi i saj më i madh i jetës. Duke u ndalur tek ana profesionale, Jonida tha se arritjet në karrierën e saj, janë thjesht hapa për të ecur përpara. Por sipas saj, suksesi më i madh për të është ardhja në jetë e Emit, e cila i dha ndjesinë e të qenit një nënë.

“Jam akoma në kërkim të suksesit deri kur të mos kem më, dhe të jem para publikut dhe shpresoj që jo të mos ndodhë kurrë deri në ditën e fundit të jetës. Me flokë të bardhë do të jem në kërkim të diçkaje që se kam bërë deri atëherë. Janë thjesht hapa drejt një të ardhme siç e kam dëshiruar profesionalisht.” tha Jonida.

“Sukses më i madh është Emi. Nëse në profesion jam në kërkim të diçkaje më sprovuese në jetën time, më ka dhënë ndjesinë më të bukur në botë të të qenit prind. Është dashuria e parë dhe ndjesia e parë si nënë prandaj është suksesi më i madh në jetë.”, shtoi Jonida.