Pikëpyetja më e madhe te Juventusi quhet Cristiano Ronaldo! Shënuesi më i mirë i bardhezinjve në dy sezonet e fundit dhe Këpuca e Artë e Serie A sezonin e shkuar ka edhe një vit kontratë, por nuk përjashtohet mundësia që të largohet këtë verë, sidomos sepse agjenti i tij Mendes është futur në punë për ta sistemuar… Bardhezinjtë do të kishin shansin e fundit për të fituar diçka në vlerë kartoni dhe duke kursyer edhe superrogën e tij prej 31 mln eurosh.
Tuttosport shkruan se në klubin nga Torino kanë nisur të mendojnë edhe për lojtarin që mund ta pasojë Ronaldon te Juventusi. I pari në listë është serbi Dusan Vlahovic, sulmuesi 21-vjeçar i Fiorentinës, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Serie A me 21 gola në 37 ndeshje të kampionatit që ka luajtur.
Klubi “Vjollcë” nuk heq dorë lehtë nga Vlahovic. Emrat e tjerë që mendojnë te Juventusi janë Mauro Icardi i PSG-së dhe Gabriel Jesus i Manchester City. Dy emra të njohur, të cilët janë lakuar edhe në të shkuarën si objektiva të bardhezinjve