Bobo Vieri, gjatë lidhjes së tij të zakonshme në Twitch TV, ka bërë parashikimin e tij për Italinë në Europian.

“Kemi një skuadër të mirë, Chiellini dhe Bonuçi janë dy mjeshtër. Jorginho titullar te Chelsea kampion i Europës, Barella titullar tek Inter kampion i Italisë, Verratti titullar te PSG prej 10 vitesh, Chiesa dhe Insigne janë të fortë. Bastoni titullar tek Inter, e shikoj të fortë këtë Itali”, ka thënë ish-sulmuesi.

“Spinazzola më pëlqen shumë, më pëlqen kjo skuadër. Ka cilësi, Mancio ka krijuar një super skuadër në 2 vite. Mendoj se ka zgjedhur më të mirët, pres një Europian të madh”, ka shtuar Vieri. “Donnarumma është mes 2-3 të parëve në botë, Immobile fitoi Këpucën e Artë sezonin e kaluar, duhet të bëjë disa gola më shumë në ndeshjet e rëndësishme. Do të jetë e vështirë të na mundin. Sigurisht, ka skuadra më të forta, por ne kemi një grup të madh, rini, eksperiencë dhe cilësi. Mendoj se do të shkojmë në finale”.