Kafeina, e cila i përket familjes së alkaloideve, është natyrshëm e pranishme në bimë të tilla si kafeja, kakaoja, gjethet e çajit, manaferra guarana dhe është konsumuar nga njerëzit prej një kohe shumë të gjatë, shkruan faqja e internetit ”Il Giornale”.
Kafeina shtohet në ushqime të ndryshme, të tilla si ëmbëlsirat, pijet energjike, madje përdoret edhe në kozmetikë dhe në disa ilaçe. Në fakt, ky stimulues natyral ësht një nga përbërësit më të përdorur në botë. Kafeina shpesh përflitet për efektet e saj negative në gjumë dhe ankth, megjithatë studimet gjithashtu raportojnë se ajo ka përfitime të ndryshme shëndetësore.
Funksionon duke stimuluar trurin dhe sistemin nervor qendror, duke ju ndihmuar të qëndroni vigjilent dhe të parandaloni shfaqjen e lodhjes.
Nëse merret nga gojë, kafeina përthithet shpejt nga trupi dhe pikat e përqendrimit plazmatik vërehen rreth një orë pas gëlltitjes së saj.
Kafeina është lipofile dhe është në gjendje të kalojë barrierën e trurit në gjak, një mur virtual, detyra e të cilit është të parandalojë kalimin e substancave të ndryshme të bartura nga gjaku në tru.
Efektet e kësaj substance janë të shumta, por shumica e tyre janë për shkak të veprimit të saj stimulues.
Funksionon duke bllokuar efektet e adenozinës, e cila është një neurotransmetues që relakson trurin dhe ju bën të ndiheni të lodhur duke promovuar lirimin e dy hormoneve: adrenalinën dhe noradrenalinën.
Kafeina stimulon metabolizmin bazal, domethënë, ju lejon të konsumoni kalori shtesë, prandaj çaji dhe kafeja shpesh janë të pranishme në dietat dobësuese.
A është e ndaluar kafeja gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji?
Një sasi kafeine deri në 200 miligramë në ditë nuk është shqetësuese për shëndetin e fetusit.
Ndër efektet pozitive duhet të theksohet edhe roli mbrojtës ndaj Parkinsonit.