Federata Shqiptare e “Bodybuilding & Fitness” ka zhvilluar në Tiranë kampionatin kombëtar për vitin 2021.
Fitues i këtij kompeticioni u shpall 30-vjeçari Leonardo Ballazhi. Me fizikun e tij perfekt, Leonardo Ballazhi triumfoi në “Clasicc Bodybuilding” për tu shpallur kampion absolut, duke kurorëzuar në mënyrë të shkëlqyer punën dhe stërvitjen e jashtëzakonshme. Ballazhi fitoi gjithashtu edhe kategoritë “+177 cm” dhe “-90 kg”.
30-vjeçari është diplomuar në Financë Bank dhe studimet master i ka profilizuar në drejtimin Fitness dhe rekreacion.