Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga 29 qendrat e reja shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Rama shkruan po vjen një sezon turistik i lehtësuar nga hija e armikut të padukshëm dhe kjo falë lu ftës me pasion, solidaritetit dhe aftësisë që është bërë deri më tani.

Me videon në të cilën paraqiten qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë dhe bukuritë e natyrës shqiptare, kryeministri uron një ditë të mbarë.