Më në fund gjithçka është gati për “Euro 2020”. Mediat e huaja kanë raportuar se ceremonia zyrtare do të nisë ditën e nesërme në orën 19:00. Ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë. Mësohet se Andrea Bocelli do të këndojë “Nessun Dorma”, ndërsa këngëtari shqiptar që do të performojë i pari në hapjen e ceremonisë që do të improvizohet në lokalin e “Olimpico”, është Ermal Meta. Artisti do të këndojë “Uno”.
Kujtojmë se më 6 mars u mbajt nata finale e spektaklit të famshëm italian “Sanremo”.
Vendin e tretë e mori këngëtari shqiptar, Ermal Meta me “Un milione di cose da dirti”, duke na bërë krenarë të gjithëve. Në klasifikimin artistik, pa përfshirë atë të publikut, shqiptari Ermal Meta mbante vendin e parë, mirëpo ai u duk tepër i lumtur edhe me vlerësimin përfundimtar të spektaklit. Pas këtij suksesi dhe pas mbështetjes së pafundme të shqiptarëve, Ermal Meta ka vendosur të vizitojë vendin e tij dhe t’i bëjë një dhuratë shqiptarëve: Një koncert në stadiumin “Air Albania”.
“Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë”, shpjegon autori i” Nuk më bëtë dot asgjë “-. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur.”- ka treguar këngëtari për mediat italiane.