Meterologu Hakil Osmani, bën me dije se vendi ynë gjatë kësaj fundjave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Zonat bregdetare dhe Ultësira Perëndimore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa në zonat malore vranësirat gjatë ditës së nesërme në orët e mesditës pritet të krijojnë mundësinë e reshjeve të pakta dhe të izoluara të shiut po në zonat veriore.

Ndërsa dita e dielë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Sa i përket vlerave termike pritet të ketë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që maksimumet të shkojnë në Ultësirën Perëndimore të shkojnë deri në 35-gradë Celsius, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të regjistrohen deri në 12 gradë celsius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nesër pritet të kenë prezencë të vranësirave në orët e mesditës që do të krijojnë mundësi për reshjeve të pakta shiu që gjithashtu pritet të jenë edhe në formën e rrebesheve , ndërsa mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit që do të vijojë edhe gjatë ditës së dielë. Sa i përket vlerave termike edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut maksimumet do të shkojnë deri në 30 gradë celsius ndërsa vlerat minimale gjatë kësaj fundjave do të luhaten nga 12 në 13 gradë celsius.