Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”. 36-vjeçari, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve kundër Francës. Ai ka shënuar dy gola nga pika e bardhë për të barazuar rekordin historik të Ali Daei, me 109 gola të shënuar për Kombëtare dhe i duhet vetëm edhe një për ta thyer atë. Gjithashtu, me këto dy gola, CR7 shkoi në kuotën e pesë finalizimeve në “Euro 2020”, duke lënë prapa Wijnaldumin e Holandës me tri, aq sa kanë edhe Lukaku, Schick, Lewandowski etj.

Ronaldo, në këtë Evropian, gjithashtu theu edhe rekordi si futbollisti më me së shumti pjesëmarrje në Euro e po ashtu edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Evropian me 14 tashmë, që ka lënë prapa Michel Platinin me 9. Me golat sonte, CR7 u bë gjithashtu lojtari i parë në histori të Portugalisë që shënon në tri ndeshje në grupe.