Eriksen është jashtë rrezikut tani. Por frika ka qenë e madhe kur ka humbur papritur njenjat në fundin e pjesë ss ëparë të ndeshjes Danimarkë-Finlandë.
Kanë qenë shpëtimtare ndërhyrjet e kapitenit Kjaer fillimisht dhe më pas të stafit mjekësor të kombëtares daneze. Pikërisht Morten Boesen, një nga mjekët që i ka shkuar në ndihmë Eriksen, ka shpjeguar ato momente dramatike.
“Jemi thirrur në fushë menjëherë sapo Christian ka rënë. Ishte e qartë se kishte humbur ndjenjat. Kur kemi mbërritur, ai ishte në anë, merrte frymë, i kam ndier rrahjen e zemrës. Më pas, papritur nuk kishte më rrahje dhe, siç e kanë parë të gjithë, kemi filluar mesazhin kardiak”, ka thënë Boesen.
“Ndihma ka qenë e menjëhershme, kemi gjithçka kemi mundur për ta mbajtur në jetë. Më ka folur para se të shkonte në spital”.