Kjo është një javë e shkëlqyeshme për tri shenja specifike të zodiakut, të cilat pëlqejnë të kalojnë kohën duke bërë gjëra krijuese. Planetët i favorizojnë dhe kjo javë do të jetë më e mira e qershorit për ta.
Luani-Është koha të shijoni kohën, që keni investuar në punë, pasi përpjekjet tuaja tani po shpërblehen. Kënaquni nën shoqërinë e miqve dhe familjes, pasi këto ditë të gjithë do të dëshirojnë të jenë pranë jush.
Akrepi-Kjo javë do të jetë shumë e mirë për ju edhe pse do kaloni vështirësi në punë. Mos u stresoni dhe mos u shqetësoni, sepse gjithçka do të shkojë mirë dhe pavarësisht vështirësive ju do të shkëlqeni. Dikush do të sillet keq me ju dhe tani është koha të kuptoni se nuk e dëshironi atë person në jetën tuaj. Sapo ta kuptoni, gjithçka do të rregullohet brenda jush dhe do të ndiheni shumë të lumtur.
Ujori-Do të ndjeni ndikimin e fortë që kanë disa persona në jetën tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni të fuiqishëm. Ju duhet t’i kushtoni pak më shumë vëmendje disa “miqve” që duan të mirën tuaj, por ua vështirësojnë pak jetën. Këtë javë do u tregoni disa të vërteta miqve dhe të afërmve që do t’ju bëjnë të ndiheni më të lirë se kurrë. Sa për miqtë tuaj, sapo gjithçka të jetë e qartë jeta juaj do të përmirësohet shumë, ju do të afroheni dhe ata do të kenë përsëri një vend të veçantë në zemrën tuaj.