Ky është një parashikim që bëjnë ata që lexojnë yjet dhe karakteristikat e çdo shenje. Nuk do të thotë që është gjithmonë kështu. Megjithatë, nëse je kurioz për të parë se cilat shenja konsiderohen se me dy apo më shumë fytyra, hidhi një sy.

Këta njerëz përgjithësisht e kanë të vështirë të jenë real dhe të të ndershëm në atë që thonë. Zakonisht janë hipokritë dhe falls. Ballë për ballë sillen ëmbël, të qeshur dhe me dashuri, por në fakt mund të jenë manipulatorë dhe shumë gjykues. Dinë të gënjejnë në mënyrë perfekte.

Binjakët-Janë një nga shenjat më fake të zodiakut. Ata hiqen si njerëz miqësorë dhe të thjeshtë që nuk do të lëndonin as një mizë, por në të vërtetë, janë qenie toksike dhe që godasin pas shpine. U pëlqen të përhapin thashetheme.

Akrepi-Akrepët janë njerëz shumë ambiciozë që do të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimin e tyre. Kështu, ata manipulojnë dhe mashtrojnë njerëzit për të arritur qëllimin pa qëllimin e keq. Ata janë me dy fytyra, sepse nuk ua zbulojnë qëllimet e tyre të vërteta njerëzve dhe shtiren si të pafajshëm dhe të padëmshëm.

Shigjetari-Shigjetarëve nuk u pëlqen ballafaqimi. Ata nuk mund të merren me luftë dhe kështu, thjesht për të shmangur konfliktet, bëhen me dy fytyra. Ata përpiqen t`ua bëjnë qejfin të tjerëve me komplimente të rreme.

Peshqit-Nuk kanë vullnet të keq, por janë fake gjithashtu. Arsyeja prapa gënjeshtrës së tyre është se ata nuk mund t`i kritikojnë njerëzit në sy, bëjnë sikur u pëlqejnë gjëra që në fakt i urrejnë.