Disa njerëz pëlqejnë plazhet dhe zhurmën e përplasjes së dallgëve. Duan të nxihen në pikën e diellit dhe kënaqen duke pirë birra të ftohta në shezlong. Nga ana tjetër, ka të tjerë që me të njëjtën forcë, adhurojnë malet. Atyre u pëlqen qetësia që vetëm malet ta ofrojnë. Sipas astrologjisë, kjo preferencë ndikohet nga shenja e zodiakut. Cilat janë këto shenja?
Demi-Sigurisht, e duan luksin dhe të gjitha gjërat e bukura, por ata gjithashtu duan ta kalojnë kohën të rrethuar nga malet. Vetëm aty e gjejnë qetësinë që kërkojnë.
Virgjëresha-Virgjëreshat dinë të vlerësojnë bukurinë e maleve. Ata janë kureshtarë dhe duan të eksplorojnë të panjohurën. Kur janë të rrethuar me male u pëlqen të ecin dhe të shfrytëzojnë më së miri situatën duke përqafuar bukurinë përreth tyre.
Akrepi-Meqenëse malet sjellin një ndjenjë misteri dhe afërsie, Akrepi duket se tërhiqet prej tyre. Duan thjesht të ulen dhe të vështrojnë nga maja e një mali.
Bricjapi-Bricjapët pëlqejnë motin e ftohtë të maleve. Malin e kanë si terapi, por edhe si aventurë. Do preferonin të ngjiteshin çdo ditë të jetës në mal, më shumë sesa të kalonin një ditë në plazh.