Klaudia Pepa vazhdon të korrë sukses në shtetin italian. Pasi u shfaq në videoklipin e Fabrizio Moros, në këngën “Voglio stare con te”, tani Klaudia po çmend italianët duke u shfaqur komplet ndryshe në videoklipin e artistit Aka7even.
“Loca” mban titullin kënga që brenda dy ditësh ka arritur 1 milion shikime.
Videoklipi paraqet një atmosferë festive, tipike për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore është Klaudia Pepa. Balerina shqiptare shfaqet si gjithmonë në super formë duke i lënë gojëhapur të gjithë dhe mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklip.