Unë jam i gatshëm për një zgjidhje kompromisi ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, por ka theksuar se një gjë e tillë po kundërshtohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Do të jetë shumë vështirë të flasësh, të bësh diçka, por Serbia duhet të tregojë seriozitet, përgjegjësi e përkushtim. Kurti nuk e kupton plotësisht realitetin, unë e kuptoj atë, ndaj nuk flas sepse gjërat nuk janë ideale. Frikësohem se ai nuk i kupton gjërat, sepse as për ta gjërat nuk janë aq mirë. Për këtë është më mirë që të shkohet me kompromise, por ai nuk do asnjë kompromis. Njeriu mendon se bota ka lind ditën kur ai i ka fituar zgjedhjet”, ka deklaruar Vuçiç.
Kur u pyet për deklaratën e Kurtit për “Le Monde” franceze se ai ende e konsideron Kosovën një territor që Serbia duhet ta kthejë një ditë, Vuçiç tha se ai e kuptoi nga deklaratat e tilla që Kurti nuk e kuptonte plotësisht realitetin.
Vuçiç e Kurti u përplasën edhe në takimin e fundit që patën në kuadër të dialogut në Bruksel.