Më shumë se shtatë vite me suksese të kaluar bashkë me fanellën e Real Madrid dhe, në fund të qershorit, mund të vijë lamtumira. Toni Kroos dhe Sergio Ramos janë sigurisht dy nga flamujt e Los Blancos dhe mund të ndahen nëse mbrojtësi nuk do të arrijë marrëveshjen për rinovimin.

Nga grumbullimi me kombëtaren gjermane, Kroos ka folur edhe për të ardhmen e kapitenit të tij te Real Madrid. Fjalë të ëmbla dhe një shpresë: të luajnë akoma bashkë…

“Ka qenë kapiteni më i mirë që kam pasur në karrierë time. Nuk e di si poshkojnë gjërat me klubin. I mbeten edhe 20 ditë në kontratë, mund të them vetëm se jam argëtuar shumë më te në këto tetë vite. Shpresoj të ndajmë bashkë edhe shumë vite të tjerë”, ka thënë Kroos.