Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Zef Mazi ka zhvilluar një takim me Jean-Louis Thill, drejtor për çështjet evropiane dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare i Luksemburgut.
Ishte vetë ambasadori Mazi i cili postoi në rrejtin social Twitter foto nga takimet duke theksuar se pati një shkëmbim të mirë pikëpamjesh por edhe me Donck Philippe që është një zë shumë i fortë që për zgjerimin në BE.
Edhe Jean-Louis Thill ka reaguar me anë të një postimi në Twitter për takimin me Mazin për integrimin e Shqipërisë që është në pritje të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare.