Michel Platini, legjenda e futbollit francez, ka bërë disa deklarata për Il Giornale mbi Europianin, i cili do të fillojnë pas dy ditësh.

Ish-numri 10 i Juventusit e sheh ekipin e Deschamps si favoritin e madh për të fituar finalen: “Është një ekip kombëtar i plotë në çdo rol. Asnjëherë më parë nuk kam pare ne dispozicion të trajnerit tetë sulmues të këtij niveli.

Më pëlqen Belgjika, Italia gjithashtu duket interesante për mua, pastaj Anglia. Surpriza? Unë nuk mund të parashikoj asgjë, por e di që lojtarë si Mbappé, Ronaldo, Hazard, mund të ndryshojnë fatin e një ndeshje më vetme”