Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”. 36-vjeçari ka realizuar 5 gola. Përveç titullit, në Kampionatin Evropian ka futbollistë që luf tojnë për çmime individuale, më i rëndësishmi “Këpuca e Artë”, për golashënuesin më të mirë.

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020” deri më tani. Ai shënoi pesë gola në fazën e grupeve. CR7 arriti që në tri ndeshje në fazën e grupeve të arrijë rekordin historik të Ali Daei, me 109 gola të shënuar për Kombëtare dhe i duhet vetëm edhe një për ta thyer atë.

Pas Ronaldos, për Këpucën e Artë po luf tojnë lojtarë si Wijnaldumin e Holandës me tri, aq sa kanë edhe Lukaku, Schick, Lewandowski etj.