Një automjet “Audi” që lëvizte me shpejtësi dhe ku ndodheshin tre të rinj, shkaktoi aks ide ntin tr a gj ik mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, me pasojë vd e kjen e 4 anëtarëve të një familje.
Në njoftimin e bërë publik për mediat, policia sqaron se në automjetin “Audi” ndodheshin Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rr ez ik ut për jetën.
“Audi” besohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në tentativë parakalimi ka goditur nga pas makinën “Toyota” me targa greke.
Automjeti i familjes Gushi del nga rruga dhe përfundon në anë të një kanali, i shkatërruar plotësisht. Bilanci është tr ag jik, të katër anëtarët e familjes humbin jetën.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të automjetit, hetimet ndaj të cilit do të zhvillohen teksa ndodhet në spital.