Janë publikuar ditën e sotme rezultatet e provimit të matematikës të Maturës Shtetërore 2021. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila njoftoi po ashtu se pas një analize të kujdesshme dhe duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Ndërkohë, ajo nënvizon se janë 1,820 maturantë nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

“Të dashur maturantë, sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10”, shkruan Kushi.

Kujtojmë se maturantët në të gjithë vendin u ngritën në protestë pa sprovimit të matematikës, duke e konsideruar atë shumë të vështirë dhe se teza ishte e formuluar gabim. Ata i bënë kërkesë Ministrisë së Arsimit që të ulte pikëzimin që behet për ndarjen mes notave, kërkesë e cila u plotësua.

file:///C:/Users/Lexo1/Downloads/Matematika-1.pdf