Kuvendi ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Tashmë Kushtetuesja ka 3 muaj afat për të vendosur nëse e shqyrton ose jo çështjen.
GJK nuk ka asnjë limit për kohën kur duhet të mbylle gjykimin dhe të shprehet me vendim. Kuvendi shkarkoi me 104 vota kreun e shtetit në seancën plenare të 9 qershorit për shkelje të rëndë të Kushtetutës.