Karl-Heinz Rummenigge, drejtuesi i Bayern Munich, ka folur për Inter-in në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport:
“Jam i kënaqur sepse pas shumë vitesh është kthyer titulli, por më shqetëson gjithçka ka të bëjë me pjesën financiare, sepse ajo që ka ndodhur me Covid ka dëmtuar të gjithë botën, duke përfshirë edhe futbollin”, ka thënë Rummenigge.
“Largimi i Conte-s është një problem sepse ka menaxhuar gjithçka në mënyrë të shkëlqyer. Më ka dhënë ndjesinë se mes tij dhe skuadrës kishte një lidhje të fortë. I uroj klubit që ta menaxhojë situatën financiare sepse mund të kushtëzojë gjithçka”.