Nikoll Lesi ka thumbuar Ilir Metën me një shkrim në gazetën e vet, ku shkruan se presidenti serb ka rrahur kryetarin e opozitës, duke hequr kështu një paralele me presidentin e Shqipërisë.

“Paska president e president në këtë botë! Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Serbi.

Mediat serbe kanë publikuar lajmin se Presidenti Aleksandër Vuçiç është përplasur fizikisht me liderin e opozitës Vuk Jeremiç. Nova.rs ka publikuar edhe këtë foto ku shihet Presidenti Vuçiç që ka përveshur mëngët e këmishës dhe qëndron përballë Jeremiç.

Ky i fundit tha se kishte shkuar në Presidencë të sqarohej me Vuçiç për deklaratat fyese që ai kishte bërë një ditë më parë në TV kundër partisë së tij. Madje Vuçiç i kishte bërë një sfidë publikisht, Jeremiçit që të vinte me 4 shokë dhe të përballeshin.

“Presidenti zbriti dhe po dridhej. Ishte e pakëndshme edhe për njerëzit e sigurisë. Ai filloi të bërtiste: “Lëreni të më rrahë”. Në atë moment kishte forca sigurie rreth tij.

E ftova të dilte jashtë, por ai nuk guxoi. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se isha një hajdut. E pyeta nëse mund të dalim në RTS dhe të flisnim, ai shprehimisht tha që nuk duhet ta bëjmë” – tha Jeremic.

Kurse në Shqipëri ankohen se presidenti paska thënë një fjalë jashtë “etike”! Ky presidenti serb edhe të rrihka”, shkruan ai.