Referuar të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë vetëm 100 pacientë aktivë me COVID19.

Gjirokastra ka dalë nga harta e covid, pasi nuk regjistron asnjë të infektuar, por pas disa ditësh pa asnjë rast aktiv, hartës së të infektuarve i është shtuar qarku i Vlorës.

Shkodra vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve, me 33 raste aktive e ndjekur nga Tirana me 30 raste.