Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot lehtësime të tjera të kufizimeve kundër COVID-19 në Holandë, ku mbajtja e maskës do të mbetet e detyrueshme në transportin publik dhe në gjimnaze dhe në lice. “Lehtësimet e reja do të hyjnë në fuqi më 26 qershor”, deklaroi Rutte në një konferencë shtypi.

Duke nisur nga kjo datë, mbajtja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme ku distancimi social mund të respektohet. Qeveria theksoi se kjo masë nuk do të jetë e aplikueshme në transportin publik, gjimnaze dhe lice.

Diskotekat do të mund të rihapen për klientët e testuar negativ paraprakisht. . kafenetë dhe restorantet do të lejohen nga data 26 qershor të transmetojnë ndjeshjet e Euro2020 të futbollit në ekrane të mëdha brenda dhe jashtë, me kusht që klientët të mund të ulen 1,5 metra larg njëri tjetrit. “Holanda do të bëjë një hap të madh drejt jetës pa kufizime”, deklaroi kryeminstri.